Site icon Telegrafi

Hasani: Për institucionet e vendit, avancimi i rinisë mision i pamundur

Udhëheqësi i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani me bashkëpunëtorë ka mbajtur një takim me studentë të Universiteteve dhe kolegjeve të ndryshme në Prishtinë, me ç’rast kanë biseduar për problemet dhe sfidat që i kanë ata si dhe mundësinë e angazhimeve të përbashkëta për zgjidhjen e tyre.

Presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani ka folur për gjendjen aktuale të sektorit të rinisë në Kosovë, duke thënë se “rinia kosovare e ka humbur vullnetin e saj për angazhime pasi që po e shikon mungesën e iniciativave nga ana e institucioneve të Kosovës për t’i përkrahur dhe jetësuar programet dhe idetë e rinisë kosovare”.

Ai tha se shkaqet kryesore të mungesës së perspektivës jetike tek të rinjtë kosovarë janë: mungesa e perspektivës ekonomike, pasiviteti politik dhe mungesa e integrimit, sensibilizimi organizativ, moral e social, papunësia, korrupsioni në arsim, analfabetizmi në rritje, delikuenca e të miturve, mos rritja e fondeve për aktivitete studentore, izolimi nga lëvizja e lirë në vendet e Evropës, mos rritja e numrit të bursave studentore, siguria e vogël në shkolla, e tani edhe shumë ligjërata në rrjete sociale lidhur me fetë dhe ekstremizmin fetar.

Udhëheqësi i Evropianëve të rijnë të Kosovës i ftoi të rinjtë e vendit që të besojnë se hapësirat për veprim në një demokraci të konsoliduar janë të shumëfishta.

Ai shtoi se institucionet duhet të angazhohen më shumë për të punuar në të mirë të qytetarëve të Kosovës, në këtë rast të rinjve si dhe të mos e pengojnë zhvillimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version