Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se Serbia po i mohon krimet dhe po e mohon Reçakun dhe gjenocidin e bërë në Kosovë.
Ai ka thënë se Serbia po e bën këtë duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve, në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.
Hasani ka thënë se Serbia po e bën këtë përmes presidentit serb Vuçiq, siç ka shkruar ai ish-pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnjë e Kosovë, kur nga miqtë e nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës-Serbisë, transmeton transmeton Telegrafi.
“Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë.
Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë, skandaloze”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Hasani ka thënë se akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim dhe se masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë.
Tutje ai ka pohuar se institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë, dhe siç ka shkruar ai kjo duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë.
Në fund, Hasani ka thënë se Serbia me falsifikime e shtrembërime historike po na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni.
Ndryshe, presidenti serb Vuçiq deklaratat lidhur me masakrën e Reçakut i ka bërë pas dënimit që iu është shqiptuar ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, i cili po ashtu kishte thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.
Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut./Telegrafi