Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, nuk do të mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në dy ndeshjet kualifikuese për KB “RUSI 2018” me Izraelin dhe Shqipërinë.
‘Buba’ vuante nga një dëmtim që në ndeshjet me Milanin.
Kjo i pamundësoi të paraqitet kundër Akademia Pandevit, të dielën në xhiron e tretë të LPFM-së, ndërsa Shkëndija fitoi edhe pa të në fushë.
Ky lëndim e lë përfundimisht Hasanin jashtë kombinimit për dy takimet e radhës.
Hasani ishte pjesë e listës edhe për ndeshjen me Shqipërinë dhe Izrealin. /Telegrafi/