Telegrafi

Hasani: Nuk ka koalicion PDK-AAK-NISMA

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar lajmin e fundit të plasuar nga anëtari i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, lidhur me mundësinë e lidhjes së një koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Hasani ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në informatën e plasuar nga Zeka.

“Nuk ka asgjë të saktë”, ka thënë Hasani për zeri.info.