Një ekip i tërë i Rinisë Evropiane të Kosovës, kishte punuar që me ditë tëra për ta organizuar konventën “Evropianët e rinj”, ku morën pjesë 1651 të rinj e në të cilën Kanë miratuar tri rezoluta nga senatorët prezent.
Rezolutat e miratuara u janë drejtuar Presidentit, Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministrit Isa Mustafa dhe është rezoluta e parë me pjesmarrjen kaq të madhe të të rinjve në Kosovë.
Për t’i përgëzuar lidhur me organizimin dhe motivuar për angazhimin e tyre, Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, ka takuar Komitetin Ekzekutiv të KREK-ut, ku ka kërkuar nga ta që të fillojnë të implementojne pjesë nga rezoluta “Evropianët e rinj”, si dhe t’i intensifikojmë bashkëpunimet e me qeveritë komunale dhe institucionet tjera të Kosovës që janë të rëndësishme në fazën fillestare të zbatimit të kësaj rezolute.
Avdullah Hasani, gjatë këtij takimi ka përsëritur nevojën që krerët e vendit të reflektojnë me punë aktive karshi nevojës së të rinjve.
I pari i KREK-ut, ka kërkuar nga elita politike që të rinjtë të mos i shohin vetëm si imazh i bukur.
“Krerët e shtetit e kanë obligim që të punojnë për të rinjtë në mënyre që t’u përmirësohet gjendja aktuale. E ftoj presidentin e vendit, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin Mustafa që të kontribuojnë në implementimin e rezolutave të miratuara në konventën evropiane e rinj. Është e domosdoshme që këto rezoluta të jetësohen për faktin se në to janë identifikuar problemet dhe janë dhënë sugjerime se si duhet zgjidhur problemet e të rinjve”, ka thënë Hasani.