Site icon Telegrafi

Hasani mungon ndaj Turqisë e Senegalit?

Fjala është për sulmuesin me përvojë të madhe, Shpëtim Hasani i cili ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga klubi i tij Orebro, për të ardhur në Përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë për Arenën, sulmuesi gjilanas ka treguar se është shumë e vështirë që të luaj në këto dy ndeshje pasi klubi ka ndeshje në atë kohë.

“Do të jetë vështirë që klubi të më jap leje për këto dy ndeshje. Dy ndeshjet e Përfaqësueses janë më 21 dhe 25 maj, ndërsa me Orebron kemi ndeshje më 19 dhe 24 të këtij muaji”, u shpreh Hasani për Arenën.

Tutje ai ka deklaruar se do të ketë edhe një takim me trajnerin e skuadrës dhe me klubin për t’i kërkuar leje për këto dy ndeshje. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version