Telegrafi

Hasani: Mercedesi për rastin “Tanku” është pronë e SHPP-së

Sipas Konventës së Strasburgut, konfiskimi i pronës është masë gjyqësore pas aktgjykimit të theksuar për veprat penale. Kur përmendet krimi në Maqedoni, është logjike të pyesësh kur do të konfiskohen pasuritë e kriminelëve. Agjencia për menaxhimin e pronave të konfiskuara po vepron pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, dhe aktualisht ka më shumë se 10.000 automjete dhe rreth 130 prona të palëvizshme, apartamente, ambiente afariste dhe toka bujqësore, tha për “1Tv” drejtori i Agjencisë për konfiskimin e pronave, Faton Asani.

Ai tha se problemi kryesor për Agjencinë janë automjetet, të cilat janë zënë në komplote të disa institucioneve dhe tani kanë për qëllim zgjidhjen e tyre. Njëri prej tyre është automjeti i caktuar në Ministrinë së Punëve të Brendshme dhe vozitet nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili më herët është konfiskuar për shkak të transportimit të emigrantëve.

“Gjithkush e di se Ministria e Brendshme është organi i vetëm qeveritar që nuk e shërben Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, gjegjësisht ato përdorin automjetet e veta”, tha Asani.

Rreth mercedesit të Gruevskit për rastin “Tanku” dhe ekzistimi i mundësisë që ai të merret nga Agjencia, Asani tha se pronar i veturës është Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.