Site icon Telegrafi

Hasani: Masat kufizuese do të ndikojnë në performancat e sportistëve të Kosovës në gara ndërkombëtare

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se kufizimet e reja edhe për sportin janë pritur me shumë befasi nga sportistët.

Hasani thotë se në garat ndërkombëtare konkurrenca është shumë e fortë dhe masat e tilla kufizuese ndikojnë edhe në performancën e klubeve.

“Nëse këto klube nuk mund të stërviten gjatë këtyre muajve apo javëve, padyshim kjo do të ndikojë keq në performancën tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës thotë se kanë mirëkuptim edhe për klubet pasi kanë bërë edhe investime të mëdha.

“Nuk flas vetëm për investime financiare por edhe kohore. Secili që përgatitet mirë dëshiron të ketë një performancë të mirë”.

Hasani thotë se presin që Ministria e Shëndetësisë të rishqyrtojë këto masa dhe të gjejë një zgjidhje bashkë me sportistët./Telegrafi/

Exit mobile version