Telegrafi

Hasani: I lumtur për golin e parë, vështirë me ekipe që luajnë vetëm në mbrojtje

Florenti Hasani ka folur pas ndeshjes me Gjibraltarin, ku goli i tij e vendosi këtë ndeshje.

Është pritur që të jetë më e lehtë për Kosovën, por mbrojtja ishte shumë e ngjeshur dhe këtë e pranoi edhe Hasani.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë dhe e kemi pritur këtë. Nuk e kemi nënçmuar kundërshtarin”.

“Është e vështirë me ekipe që rrinë në mbrojtje gjatë gjithë. Më lehtë është me kundërshtarë që sulmojnë”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Goli i parë deh jam i gëzuar. E kam pritur momentin dhe e kam dhënë maksimum”.

“Kam dashur ta ndihmojë ekipin dhe jam i lumtur që shënova”, ka thënë Hasani.

Të martën Kosova luan ndaj Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/