Telegrafi

Hasani: I lumtur me golin dhe fitoren e arritur

Hasani me Kosovën U-21

Kosova U21 ka shënuar fitore 2-0 përballë Azerbajxhanit.

Djelmoshat e Rafet Prekazit zhvilluan një ndeshje tejet të mirë që nga minuta e parë.

Njëri nga më të mirët në fushë ishte sulmuesi Florent Hasani që luan në kampionatin hungarez tek DVTK.

“Ishte paraqitje shumë e mirë e ekipit poashtu edhe paraqitje individuale kisha të mirë në këtë ndeshje”.

“Shënova gol dhe jam i lumtur sa herë që shënoj por edhe për fitoren e marrë”, deklaroi Hasani pas ndeshjes.

Tutje Hasani tha se është mëkat që nuk morën një fitore edhe më të thellë.

“Është mëkat që nuk kemi arritur një fitore edhe më të thellë pasi kemi merituar më shumë”.

Krejt në fund Florent Hasani ka thënë se do të tentojnë fitoren edhe ndaj Gjermanisë.

“Gjermania është një kundërshtar mjaftë i vështirë por motivi tek ne është shumë i madh dhe do të tentojmë të marrim pikët pasi gjasat matematikisht ende ekzistojnë për kualifikim”, përfundoi Hasani. /Telegrafi/