Telegrafi

Hasani kërkon rikthimin e Speciales në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka kërkuar nga kryeministri dhe deputetët që të rikthehet edhe një herë ligji për Gjykatën Speciale dhe që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë edhe një herë, sepse ajo është kundër interesit të Kosovës, kundër familjeve të dëshmorëve.

Hasani tha se për të është e ndjeshme rasti i Haradinajt, por këto paralajmërime kanë qenë edhe herët që do ndodhin një shtyrje si raste politike./kp/