Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kërkuar debat parlamentar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të Gjykatës Speciale.
Hasani shprehet se ligji për Specialen nuk përfshin gjykimin e krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe mbi popullatën civile në Kosovë.
“Po kërkoj që të plotësohet dhe të ndryshohet dhe të jetë pjesë e debatit të sotëm, që të gjykohen krimet që ka bërë ushtria dhe policia serbe në Kosovë”, u shpreh Hasani.