Ky ishte njëri prej turneve kryesorë para fillimit të Kampionatit Botëror, që do të mbahet në Kazakistan (11-17 tetor) dhe Kosovën aty e përfaqësuan katër boksierë dhe një gjyqtar.
Hasani pësoi humbje në gjysmëfinale nga boksieri anglez Samuel Maxwell (64kg). Në përgjithësi, siç njofton Federata e Boksit të Kosovës, boksierët kosovar treguan gatishmërinë e duhur dhe se janë të gatshëm për Botëror, që mbahet muajin e ardhshëm. /Express/Telegrafi/