Telegrafi

Hasani: Fadili iku, por la gjurmë të pashlyer

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka vlerësuar larg figurën e Fadil Vokrrit.

Fadil Vokrri vdiq të shtunën pas një komplikimi shëndetësor dhe në mbledhjen komemorative që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Besim Hasani u shpreh i trishtuar me vdekjen e tij.

Kryetari i KOK-ut e filloi fjalimin e tij duke treguar një histori me presidentin e Fenerbahces, Ali Sen, ku ky i fundit në vizitën e fundit në Turqi pyeti Hasanin për Vokrrin dhe i kishte thënë t’i bënte të fala.

“Fatkeqësisht Fadil nuk arritëm që porosinë ta çojmë në vend. Por, nuk do të harroj fjalët e presidentit të Fenerbahces, i cili të cilësoi si djalin e tij, si larg lojtarin më të mirë nga jashtë që ka luajtur në Turqi”, theksoi Hasani.

Më tej Hasani shtoi se Fadil Vokrri iku kur ju desh futbollit më së shumti, por la shumë gjurmë.

“Fadil ti ike, por le gjurmë të pa shlyera për sportin e Kosovës, sepse karizmatik dhe me autoritet të pakontestueshëm. Je referencë për qindra mijëra të rinj që merren me sport. U prehsh në paqe”, përfundoi Hasani.

Fadil Vokrri vdiq në moshën 57 vjeçare. /Telegrafi/