Site icon Telegrafi

Hasani: Ende nuk e dimë sa janë të fuqishme argumentet që i kanë policia dhe prokuroria në rastin e Liridonës

Fejzullah Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, ka thënë se sado e avancuar të jetë mënyra e kryerjes së krimit, megjithatë është e pamundur që gjatë rrugës të mos ketë lëshime.

Në RTV Dukagjini, ku është diskutuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Hasani ka thënë se vetë zbulimi i shpejtë i këtij rasti ka një efekt edhe për të dëmtuarit.

“Krejt çka di për këtë rast është përmes mediave që ka pasur lloj-lloj tezash, konspiracionesh, thëniesh, që është vështirë të thuhet se janë respektuar të gjitha procedurat. Vetë fakti se çështja është zbuluar me kohë nga organet kompetente, për familjen e viktimës ka një lloj lehtësimi se megjithatë është zbuluar se kush është autor i krimit”.

Lexo po ashtu Avokati Sopjani: Ekzistojnë metodat për ta zbuluar vrasjen e Liridona Ademajt

“Nuk e dimë akoma se si do të ecë procesi. Akoma nuk e dimë se sa janë të fuqishme ato argumente që i kanë policia dhe prokuroria në rastin konkret. Vetë zbulimi i shpejt i këtij rasti ka një efekt edhe për të dëmtuarit”, tha ai.

“Sado që të jenë të avancuar në aspektin e mënyrës së kryerjes së krimit apo fshehjes së provave, është e pamundur që gjatë rrugës së realizimit të planit kriminal që të mos ketë lëshime apo gabime. Varet se si veprojnë institucionet dhe organet e ndjekjes. Është e pamundur që të jetë në përmasa të tilla të jetë i organizuar krimi që t’i pamundësojë institucioneve që mos t’i zbulojnë rastet e tilla”, shtoi më tej Hasani. /Dukagjini/

Exit mobile version