Site icon Telegrafi

Hasani e Bajraliu sprovojnë forcat në finale

Nesër pasdite do të luhet finalja e madhe e këtij turneu që tashmë ka krijuar emrin e një turneu prestigjioz.

Dy tenistët më të mirë të Kosovës, Gurash Hasani dhe Granit Bajraliu do të takohen për herë të katërt në finalen e turneut më të njohur të tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open 2014.

Bartësi i parë, Hasani në gjysmëfinale fitoi ndaj katër herë kampionit të Dielli TEB Open, Jeton Hajdari (6:3, 6:3), ndërsa Bajraliu fitoi ndaj Burim Bytyqit (7:6, 6:0).

Tenisti prizrenas, Hasani deri më tani tri herë ka fituar Dielli TEB Open (2010, 2012, 2013), ndërsa Bajraliu ka qenë në shtatë finale, të gjitha të humbura.

Finalja luhet nesër dhe nis në orën 10:00 në terrenet e shkollës fillore, Ismajl Qemajli në Prishtinë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version