Site icon Telegrafi

Hasani: Me Ballkanin Perëndimor, BE do të jetë më i sigurt dhe konkurrues

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë sot në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.

Gjatë takimit, ministri Hasani rikonfirmoi edhe një herë, përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Hasani theksoi po ashtu se zgjerimi i BE-së është i një rëndësie kritike dhe me dobi për të gjitha palët.

“Me Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian do të jetë më i sigurt, më i fortë dhe më konkurrues”, shtoi ai.

Exit mobile version