Site icon Telegrafi

Hasani: 600 njësitë e para të remdesivirit mbërrijnë brenda nëntorit në Maqedoni

Në pikun e dytë të pandemisë kur ende nuk është zbuluar një vaksinë kundër COVID-19, antibiotikët janë kura e vetme që po trajtohen pacientët e infektuar nga virusi korona. Përveç disa kombinatorikave farmaceutike që aplikohen aktualisht, vendi ynë mbetet në listën e pritjes së furnizimit me ilaçin Remdesivir. Qeveria i ka paguar 13,5 milion denarë kompanisë amerikane Veklury për muajin tetor, por këto njësi pritet të arrijnë deri në fund të muajit nëntor. Ilir Hasani, zëvendësministë tha për “Alsat” se edhe 67,5 milion denarë do të ndahen me buxhetin e 2021-ës.

“Si qeveri kemi nënshkruar edhe kontratë me kompaninë, madje kontratë të veçantë vetëm për Remdesivirin, i cili besoj se ditëve të ardhshme apo brenda këtij muaji do të duhet të vijë një sasi e cila është diku rreth 600 fllakona për muaj, do të thotë për 6 muajt e ardhshëm. Kjo është rezymeja e kontratës, e cila është nënshkruar me BE-në, përkatësisht me Komisionin Evropian’ deklaroi Sinkron – Ilir Hasani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Nga Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore “MALMED” thonë se ky medikament është miratuar me kusht për tu tregtuar në vendet e BE-së. Sipas tyre, Agjencia Evropiane e Barnave në qershor lejoi tregtimin e Remdesivir edhe në vendet e tjera të Evropës në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar.

“Që nga 3 Korriku 2020 Komisioni Evropian ka lëshuar miratim të kushtëzuar për tregtimin e ilaçit Remdesivir për trajtimin e COVID-19 te të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç me pneumoni, të cilët kanë nevojë plotësuese për oksigjenim’ pohoi Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore “MALMED”.

Remdesiviri si medikament kishte mjaft konteste për efektet në trajtimin e pacientëve me Covid-19, thonë mjekët. Por, në bazë të studimeve është vërtetuar se në një fazë të caktuar të sëmundjes kur më së shumti mund të implikohet gjendja shëndetësore nga virusi mund të aplikohet ky medikament tek pacientët./Alsat/

Exit mobile version