Në këtë gjysmë-maratonë morën pjesë 200 atletë dhe atlete nga Kosova e Shqipëria. Nëpër rrugët e Podujevës u zhvillua një garë mjaft interesante sipas kategorive përkatëse.
Meriton Hasanaj është shpallur fitues në kategorinë e seniorëve me kohë 1:22:16, ndërsa pas tij në cak hyri Xhavit Tahiri. Ndërsa në konkurrencën e femrave e para doli Brikena Bakraqi./Telegrafi/