Telegrafi

Hasan Preteni në pesëshen që morën më së paku vota në listën LDK-AKR-Alternativa

Kandidatja për deputete që mori më së paku vota nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa është Arbërore Riza, e cila nga 185,892 vota sa kishte ky koalicion, ka marrë vetëm 620 vota.

Pas saj është Flutra Bekteshi me 754 vota, pastaj Nehat Emrullahu me 855 vota dhe Xhevdet Krasniqi 901.

Në këtë pesëshe të kandidatëve më të pavotuar është edhe Hasan Preteni, i cili ka marrë 1,051 vota.