Gara për kryetar të Inspektoriatit Policor të Kosovës ka përfunduar. Kjo pasi komisioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka përzgjedhur Hilmi Mehmetin, kandidatin më të suksesshëm për pozitën e Kryeinspektorit të PK-së.
Lidhur me këtë, ka reaguar Hasan Preteni, i cili edhe ishte njëri prej kandidatëve për këtë pozitë.
Preteni thotë se ndihet i turpëruar që ishte pjesë e kësaj gare, siç e quan ai, të sajuar.
“Përgëzoj komisionin për dëgjueshmërinë,devoteshmerine dhe realizimin e detyrës se marionetës ne misionin politik,mund te mos punoni por te punoni me direktiva dhe me vlerësime jo reale kjo nuk do justifikim. E ndiej veten shume te turpëruar qe kam mare pjese ne një “garë të sajuar” kur fituesi qenka përcaktuar me herët. Keqardhje për të sinqertit-garuesit, turp per te pamoralshmit dhe te atyre pa integritet”, thuhet në reagimin e tij, shkruan zëri.info.
Ndërkohë është raportuar se Hilmi Mehmeti ka fituar 88.2%. të pikëve.