Telegrafi

Hasan Preteni: Listat e veteranëve, proces mafioz i komandantëve (Video)

Ish-drejtori i Agjencisë kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, ka thënë se në mesin e zhgënjimeve që ai ka pasur, është verifikimi i listave të veteranëve të luftës.

Preteni, i cili ka qenë pjesë e Komisionit, ka thënë se keqpërdorimi i këtyre listave paraqet krim të organizuar.

Sipas tij, numri prej 15 deri në 20 mijë të regjistruarve menjëherë pas lufte, tani është fryrë në 40 mijë.

Ai ka thënë se sektorët ku më së shumti ka pasur korrupsion, ishin ata ku kishte më së shumti tenderë. Ndërsa, ka pohuar se kishte edhe presione nga zyrtarë të lartë.

Duke folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Preteni ka thënë se Kosovës i duhet një politikë me e fuqishme sanksionuese, duke aluduar kështu në rritjen e dënimeve për ata që, sipas tij, po i shkaktojnë dëme të mëdha vendit.

Preteni ka thënë se niveli më i lartë i shqyrtuar nga kjo Agjenci është ai zëvendëskryeministrave. /RTV Dukagjini/Telegrafi/