Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni është emëruar anëtarë i Bordit në ngrohtoren e qytetit, Termokos nga Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Në Bord të Termokosit, Preteni është emëruar si i dërguar nga Alternativa e Mimoza Kusari- Lilës që qeverisin në Prishtinë me PSD-në, e Shpend Ahemtit, shkruan Telegrafi.
Në Bordin e Termokosit është emëruar edhe Driton Hyseni, i Vetëvendosjes i cili para pak muajve ka aderuar në partinë e Albin Kurtit.
Po ashtu anëtarë të bordit të drejtorëve janë emëruar edhe Andan Preniqi dhe Fatmir Sopi. /Telegrafi/