Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar Hasan Ismajlin si kandidat të partisë së tij për kryetar të Fushë Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se “Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit për qeverisje komunale që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie”.
“Për Fushë Kosovën, Hasan Ismajli nuk është vetëm sportisti legjendar të cilit i brohorisnin në stadiume. Ai është njeriu i tyre, të cilit mund t’i drejtohen për të gjitha kërkesat, një prej njohësve më të mirë të funksionimit të komunës’, shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Për vite me radhë ai është një luftëtar i madh në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Fushë Kosovës, andaj me plotë bindje e themi se Hasan Ismajli është zëri i tyre.
Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit për qeverisje komunale që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie.
Për Fushë Kosovën, Hasan Ismajli nuk është vetëm sportisti legjendar të cilit i brohorisnin në stadiume. Ai është njeriu i tyre, të cilit mund t’i drejtohen për të gjitha kërkesat, një prej njohësve më të mirë të funksionimit të komunës.
Fushë Kosova po rritet dita ditës. Ajo është bërë vendbanim i qytetarëve nga i tërë vendi, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare. Hasan Ismajli me një guxim intelektual të trashëguar nga daja i tij Akademik Idriz Ajeti, do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet, por edhe reformë të thellë të mentalitetit qeverisës sipas modeleve më të mira amerikane e evropiane.
Suksese dhe Fitore. /Telegrafi/