Policia tha se “viktima është 39 vjeçari Gëzim Koka nga fshati Letaj i Hasit i cili ishte emigrant në Britaninë e Madhe. Ngjarja ndodhi në aksin Golaj-Tropojë ku 39-vjeçari u gjet nga policia, i djegur në makinën e tij.”
Policia tha gjithashtu se “39 vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin e tij drejt Tropojës në momentin kur makina u përplas me një shkëmb dhe mori flakë”, dhe theksoi se “39 vjeçari nuk ka mundur të dalë dot nga makina dhe për pasojë ai është djegur.” /Telegrafi/