Site icon Telegrafi

Harxhimet për jetesë janë ulur në muajin shkurt në Maqedoni

Harxhimet për jetesë në shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin pararendës janë ulur për 0.5%, kurse çmimet me pakicë janë ulur për 0.6%. Mirëpo, krahasuar me vitin e kaluar, harxhimet kanë shënuar rritje për 0.2%, kurse çmimet me pakicë për 1.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) ulja e harxhimeve për jetesë në shkurt, krahasuar me janarin e këtij viti është rezultat i indekseve më të ulët për perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve, frutave të freskëta dhe të ngrira, qumështit me yndyrë të plotë, prodhimeve të mishit, bukës dhe drithrave, vezëve dhe vajrave.

Ulje është regjistruar edhe në transportin ajror të udhëtarëve, mbledhjen e bërllogut, aranzhimet turistike, derivatet e lëngshme për amvisëri, lojrave, hobive, biçikletave, mobiljeve për amvisëri, shërbimet për higjienë personale dhe mjetet për higjienë pesonale dhe shëndetësi.

Rritje e harxhimeve është regjistruar në prodhimet e ngrira të detit, pijet joalkoolike, prodhime tjera të qumshështit, sheqerit, marmeladës, çokollatës, mjaltit, pastaj gazetat, librat, aparatet telefonike dhe të telefaksit, barnishte dhe lule, pjesë rezervë për transport personal, etj./Telegrafi/

Exit mobile version