Duke i krahasuar me katë muajt e parë të vitit të kaluar, harxhimet për ndërtime në Maqedoni janë zvogëluar me 4.2 përqind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Enti Shtetëror për Statistika ka informuar gjithashtu se edhe harxhimet për materiale ndërtuese kanë qenë më të vogla për 8.2 përqind, gjithnjë duke u bazuar me vitin e kaluar.
Edhe harxhimet për punëtor janë ulur për 2.5 përqind në krahasim nga viti i kaluar.
Në vitin 2015 janë ndërtuar gjithsejt 2.473 banesa me hapësirë mesatare prej 106 metër katrorë./Telegrafi/