Vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin tetor 2023 është 46.198 denarë (750 euro), njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Pjesa më e madhe e shportës, 44,06 për qind ose 19.668,36 denarë (319 euro), shkon për ushqim dhe pije, ndërsa më së paku për mirëmbajtjen e shëndetit, 1,88 për qind ose 837,18 denarë (13 euro).
Për banim në tetor janë nevojitur 13.716,86 denarë (222 euro) ose 30,73 për qind, për higjienë 3.267,42 denarë (53 euro) ose 7,32 për qind, për transport 3.735 denarë (60 euro) ose 8,37 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 2.343,63 denarë (38 euro) ose 5,28 përqind, ndërsa për kulturë 1.067,86 denarë (17 euro) ose 2.39 përqind.
Ndryshe, Enti Shtetëror për Statistika sot njoftoi se kostoja e jetesës në muajin tetor është rritur për 3.5%./Telegrafi/