Site icon Telegrafi

Harxhimet e Qeverisë së Maqedonisë shënojnë rritje

Edhe në muajin maj ka vazhduar prirja e qeverisë për të harxhuar. Janë harxhuar më tepër para nga arka shtetërore, se sa që janë arkëtuar nga të ardhurat krahasuar me muajin prill, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vetëm për një muaj, për rroga dhe kompenzime kanë rrjedhur miliona euro më tepër, kurse mjetet për mallra dhe shërbime thuajse janë dyfishuar.

Mbledhja e të ardhurave është ulur ndjeshëm, ku rënie e trefishtë vërehet te taksat, respektivisht TVSH-ja. Deficiti në pesë muajt e parë të këtij viti ka arritur në 102.7 milion euro.

Edhe investimet kapitale janë në rënie. Nga 416 milion euro të parapara, janë realizuar vetëm 20%, ndërkaq vetëm në muajin maj janë ndarë pothuajse 17 milion euro./Telegrafi/

Exit mobile version