Site icon Telegrafi

Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Producenti i njohur amerikan, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunim në shkallën e parë dhe dhunë në shkallë të tretë.

Ky vendim është marrë pas dëshmisë së Miriam Haley, e cila tha se Harvey e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale orale me të në vitin 2006, si dhe dëshmisë së Jessica Mann, e cila po ashtu tha para gjykatës se Weinstein e kishte përdhunuar në vitin 2013.

Siç raportohet nga tabloidet e huaja, për përdhunimin e shkallës së tretë, në bazë ta akuzës së ish-partneres së tij Mann, Weinstein rrezikon deri në katër vite burg, gjersa për veprën kriminale seksuale rrezikon deri në pesë vite burg.

Harvey Weinstein (Foto: Scott Heins/Getty Images)

Aktgjykimi ofroi një masë drejtësie për dhjetëra femra që kishin paraqitur pretendime të ngjashme kundër Weinstein.

Për shumicën, gjykimi ishte një moment i rëndësishëm për lëvizjen “#MeToo” dhe një provë thelbësore në përpjekjen për t’i mbajtur përgjegjës burrat e fuqishëm për ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Lexo po ashtu Aktorja Annabella Sciorra konfirmon para gjykatës se Weinstein e ka përdhunuar në banesën e saj

67-vjeçari nuk u shpall fajtor për dy akuzat e sulmeve seksuale, ku juristët nuk besuan në dëshminë e Annabella Sciorra, një aktore e njohur për punën e saj në “Sopranos”.

Harvey Weinstein (Foto: Scott Heins/Getty Images)

Ankesat për Weinstein, regjisori fitues i “Oscars”, përfshirë filmin “Shakespeare in Love”, kishin filluar në fund të vitit 2017, pasi qindra femra të njohura transmetuan historitë e tyre të ngacmimit.

Dhe pas gjithë kësaj ai u shndërrua si një nga figurat më të komentuara në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version