Telegrafi

Harvey Weinstein raportohet se është i sëmurë dhe se po monitorohet nga mjekët në burg

Harvey Weinstein është ‘duke u monitoruar nga afër’ nga stafi mjekësor në burg, tha një zëdhënës për Fox News të martën.

Producenti i filmave thuhet se ‘ka ethe’, sipas një zëdhënësi të Weinstein, Juda Engelmayer, në emër të tij dhe këshilltarit të burgut të Weinstein, Craig Rothfeld.

Sidoqoftë, ata nuk mund të ‘as konfirmojnë dhe as të mohojnë që Z. Weinstein ka rezultuar pozitiv për COVID-19’, pas një raporti, i cili pretendon se ‘ka të ngjarë’ të jetë rasti.

Harvey Weinstein (Foto: CNN)

Harvey, 68 vjeçar, u dënua me rreth 23 vite dhe tani është duke qëndruar në një burg në Alden New York, pasi u dënua me akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual në fillim të këtij viti.

Fox News konfirmoi në muajin mars se Weinstein kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, megjithëse nuk kishte asnjë simptomë.

Muajin pasues, Engelmayer i tha Fox News se i njëjti ishte ‘liruar nga izolimi’ dhe se po ndihej më mirë.

Harvey Weinstein (Foto: Sky News)

TMZ të martën, duke cituar burime, pretendon se ai kurrë nuk u diagnostikua zyrtarisht me coronavirus.

Ëeinstein gjithashtu u shtrua në spital menjëherë pas dënimit të tij në mars pasi kishte dhimbje në gjoks. /Telegrafi/

Harvey Weinstein (Foto: John Minchillo, File)