Harvey Weinstein është arrestuar nga detektivët e qytetit të New Yorkut me akuza se përdhunoi një grua dhe e detyroi një tjetër të kryejë seks oral.
Viktima në rastin e përdhunimit nuk është identifikuar publikisht, por regjisori është akuzuar për ngacmim seksual dhe sulm ndaj yjeve të filmit dhe punonjësve të kompanisë së tij të gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar.
Por, një gjykatës i qytetit njujorkez ka liruar përkohësisht aktorin dhe regjisorin e famshëm amerikan.
Ai u lirua me një kaucion prej 1 milion dollarësh dhe liri me kusht pasi gjykatësi urdhëroi të veshi një etiketë elektronike monitorimi.
Dhjetëra gra kanë bërë akuza kundër 66 vjeçarit, përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale, duke shkaktuar dhe lëvizjen #MeToo.
Mesin e tyre janë edhe aktoret Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, të cilët kanë pohuar për mediat se ishin ngacmuar seksualisht.
Weinstein ka mohuar kryerjen e çfarëdo akti seksual pa pëlqimin e grave dhe avokati i tij tha se nuk do të pranonte fajin. /Telegrafi/