I burgosuri për përdhunim, producenti i njohur, Harvey Weinstein, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.
Pas testeve mjekësore, 68-vjeçari është izoluar në burgun në Wende më New Yorkun perëndimor.
Ai kishte ardhur në burgun aktual nga Rikers Island të mërkurën, ku shumë të burgosur ishin infektuar me virusin COVID-19.
Weinstein i kishte thënë stafit të burgut se beson që është i infektuar me coronavirus dhe ka kërkuar t’i bëhen testet mjekësore.
Ndryshe producenti famëkeq është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe keqtrajtim seksual. /Telegrafi/