Site icon Telegrafi

Harvey Weinstein e ka ndihmuar Bill Clintonin gjatë aferës Lewinsky

Harvey Weinstein i ka ofruar mbështetje financiare dhe morale mikut të tij, Bill Clinton, në kohën kur ky i fundit ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë aferës me Monica Lewinskyn.

Në vitin 1998, kreu i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë u akuzua për aferë seksuale me Lewinskyn, ashtu që iu desh të dilte para gjykatës.

Në një dokument të siguruar nga in The Washington Post ndodhet edhe emri i Weinstein ndër njerëzit që i kanë ndihmuar Clintonit për shpenzimet e gjykatës.

Producenti, i cili aktualisht është akuzuar nga dhjetëra femra në Hollywood për përdhunime dhe ngacmime seksuale, ka dhuruar 10.000 dollarë për fondin mbrojtës të ish-presidentit amerikan.

Lexo po ashtu Weinsteini është akuzuar nga 32 aktore për abuzim seksual, disa prej rrëfimeve të tyre (Foto)

Clinton asokohe kishte 49 vjet, kurse Lewinsky ishte 22 vjeçe. Presidenti i atëhershëm amerikan shpenzoi 2.2 milionë euro në mbrojtjen e tij dhe mbeti në Shtëpinë e Bardhë, përkundër se pati spekulime se dëshmia e tij ishte e rrejshme.

Ndërsa tash është mësuar se njëri nga donatorët për mbrojtjen e Clintonit ka qenë edhe Weinstein.

Kjo ka bërë që producenti i famshëm të krijonte raporte të mira me familjen e presidentit. Në atë kohë, Hillary Clinton kishte marrë pjesë në premierën e filmit “Shakespeare in Love”.

Weinstein e ka ndihmuar edhe Hillaryn

Në vitin 2000, Weinstein e kishte organizuar edhe festën e ditëlindjes së Hillaryt dhe kishte grumbulluar fonde për kandidaturën e saj në Senat dhe përpjekjet në garën presidenciale. /Telegrafi/

Exit mobile version