Telegrafi

Harvey Weinstein dhe akuzuesit arrijnë marrëveshje kompensuese 44 milionë dollarëshe

Harvey Weinstein (Foto by Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Harvey Weinstein ka arritur një marrëveshje paraprake prej 44 milionë dollarësh për të zgjidhur paditë dhe për të kompensuar viktimat që i ka shfrytëzuar seksualisht.

Arritjen e një marrëveshjeje, e cila është u nënshkrua me akuzuesit e regjisorit, anëtarët e bordit të studios së tij dhe zyrën e avokatit të New Yorkut, u raportua nga Wall Street Journal dhe Associated Press.

Më shumë se 15 padi janë ngritur kundër 56-vjeçarit dhe kompaninë “Weinstein & Co” për sjellje të pahijshme ndaj punonjësve dhe artistëve të ndryshëm.

Harvey Weinstein (Foto by Kevin Hagen/Getty Images/Guliver)

Aktori ende po përballet me akuza penale për përdhunim dhe kryerjen e akteve seksuale me forcë. Ai mohon të gjitha akuzat për seks pakonsensual.

Weinstein, i cili fitoi shumë çmime nëpërmjet kompanisë së tij dhe një studio tjetër, Miramax, për filmat “Shakespeare in Love”, “Pulp Fiction” dhe “The King’s Speech”, po akuzohet nga më shumë se 70 gra, kryesisht aktore të reja.

Ndryshe, akuzat kundër Weinsteinin kanë bërë që shtëpia filmike e regjisorit të falimentoj dhe u përjashtua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. /Telegrafi/