Një ditë pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual, producenti i njohur botëror, Harvey Weinstein, u dërgua me urgjencë në spital.
Në momentin kur po largohej nga Gjykata në pranga, ai u ankua për dhimbje në kraharor dhe pas ardhjes së ambulancës, doktorët vendosin ta çonin në spital, ku po merr një trajtim më të specializuar.
Siç thonë burimet pranë spitalit, i njëjti po vuan nga aritmia (çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës), palpacionet e zemrës dhe tensioni i lartë.
Weinstein u shpall fajtor të hënën nga juria e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra në një gjykatë të New York-ut, për ngacmim seksual të shkallës së parë dhe akuzën për përdhunim në atë që mund të quhet akti kulminant i lëvizjes #MeToo.
Avokatët e Winstein raportohet se do ta apelojnë vendimin e gjykatës për dy akuzat, edhe pse u deklarua i pafajshëm për shumicën e rasteve të sulmeve seksuale, të denoncuara nga ish-punonjëset apo aktoret e njohura.
Pasi mbaroi seanca, gjykatësit kërkuan që ai të burgosej menjëherë, por kjo gjë nuk u bë e mundur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Seanca tjetër gjyqësore do të mbahet më 11 mars, ku pritet të mësohet dënimi përfundimtar që producenti do të marrë dhe supozohet se mund të dënohet deri me 29 vite burgim. /Telegrafi/