Producenti i filmave, Harvey Weinstein është shtruar në spital pas dhimbjeve në gjoks disa orë pasi mori një dënim 23-vjeçar për sulme seksuale dhe përdhunime.
Weinstein, 67 vjeç, u dënua të mërkurën në gjykatën kriminale në Manhattan pas dënimeve të tij muajin e kaluar për kryerjen me forcë të seksit oral me asistenten e produksionit, Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe dhunimit seksual ndaj Jessica Mann në vitin 2013.
Ai u dënua me 23 vjet burg për krime seksuale në një çështje historike të quajtur #MeToo që përfundoi me gjashtë nga akuzueset e tij, të cilat dëshmuan në ditën e gjykimit, shkruan DailyMail.
Sipas NBC News, i sapo dënuari është dërguar në Spitalin Bellevue brenda disa orësh nga dënimi i tij pasi filloi të kishte dhimbje në gjoks.
Ai më parë kaloi disa ditë në spital pas diagnostikimit me sëmundje të ndryshme.
Avokatja e Weinstein, Donna Rotunno ka sugjeruar që ai tani do të vdesë në burg, duke shtuar se ai ‘nuk do ta shohë dritën e ditës’ pas dënimit të tij.
Prodhuesi i turpëruar fillimisht u soll në burgun e Rikers Island pas dënimit, por që atëherë është transferuar në Spitalin Bellevue.
“Harvey kishte dhimbje të gjoksit dhe stafi i Rikers vendosi që për shkaqe sigurie ta dërgonte përsëri në Bellevue tani. Ai do të kurohet dhe ka të ngjarë ta kalojë natën në spital. Ne e vlerësojmë kujdesin dhe shqetësimin e zyrtarëve dhe stafit të Departamentit të Korrigjimeve”, tha zëdhënësi i tij Juda Engelmayer.
Dikur një nga prodhuesit më me ndikim në Hollywood, Weinstein ishte përballur me mundësinë e një dënimi maksimal prej 29 vitesh burg.
Weinstein, i cili është në gjendje të dobët shëndetësore dhe nuk do të ketë të drejtën e lirimit me kusht për 20 vjet, u dënua të mërkurën me 20 vjet me akuzën e aktit seksual për kryerjen me forcë të seksit oral me asistenten Mimi Haleyi në vitin 2006.
Ai u dënua gjithashtu me tri vjet plus për përdhunim të shkallës së tretë për sulmin ndaj Jessica Mann në vitin 2013. Ekipi i tij i mbrojtjes e kundërshtoi dënimin, duke e quajtur si ‘të padrejtë’ dhe tashmë premtoi se do të apelonte.
Avokatja e mbrojtjes së Weinstein, Donna Rotunno përplasi gjyqtarin dhe jurinë jashtë gjykatës, duke thënë se gjyqi ishte krejtësisht i padrejtë.
Rotunno, tha se dënimi ishte ‘shumë i ashpër’.
E pyetur në lidhje me ndikimin e fushatës #MeToo, avokatja Rotunno tha: “Kjo nuk thotë asgjë për mua në lidhje me lëvizjen #MeToo përveç gjykatësit që ndjeu një lloj presioni”.
Duke folur në raportet e Bill Hemmer në Fox News të mërkurën në mbrëmje, Rotunno shtoi se Weinstein ‘nuk do ta shohë dritën e ditës’ dhe ka të ngjarë të vdesë në burg.
“Unë mendoj se numri i viteve të dënimit është shumë i madh”, tha Rotunno Hemmer.
Të mërkurën prokurorët në Los Angeles njoftuan gjithashtu se ata kanë filluar procesin e ekstradimit për të sjellë Harvey Weinstein në Kaliforni, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles.
Prokurorët në Los Angeles ngritën akuza për sulm seksual kundër Weinstein në janar dhe tani kanë filluar procesin e ekstradimit të tij nga New Yorku në juridiksionin e tyre.
Një zëdhënës i LADA tha: “Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles County ka filluar procesin e ekstradimit të të pandehurit Weinstein në Kaliforni për t’u përballur me akuzat e sulmit seksual që u ngritën në janar”.
“Asnjë datë nuk është caktuar. Pasi të jetë caktuar një datë, zyra jonë do të njoftojë publikun”, tha zëdhënësi.
Avokatja Rotunno pohoi se ajo nuk mund të shohë ‘sa vërtet ka rëndësi Kalifornia’, duke marrë parasysh dënimin 23-vjeçar që Weinstein mori të mërkurën dhe shëndetin e tij të pakësuar.
Weinstein përdori një karrocë ndihmëse gjatë gjithë gjyqit të tij dhe mbërriti në sallën e gjyqit të mërkurën me karrocë për shkak të problemeve të shpinës nga një aksident automobilistik verën e kaluar.
Atij javën e kaluar i ishte vendosur një stendë nga mjekët, për të zhbllokuar një arterie.
Pas dënimit, Weinstein u vu menjëherë nën kujdestarinë e Departamentit të Korrektimeve dhe Mbikëqyrjes së Komunitetit të Shtetit në New York. Ai duhej të transferohej nga sistemi i burgjeve të qytetit në sistemin e burgjeve të shtetit, por tani është rikthyer në spital.
Harvey Weinstein nuk u kërkoi falje viktimave të tij, por tha se ndjeu pendim për burrat dhe gratë pjesëmarrës në fushatën #MeToo para se të dënohej me 23 vjet burg për krime seksuale në një çështje historike.
Gjykatësi James Burke, i cili mbikëqyri gjykimin e tij, urdhëroi Weinstein të vuante dënimet me radhë dhe e dënoi me pesë vjet mbikëqyrje pas lirimit për secilën akuzë.
“Megjithëse kjo është një dënim i parë, kjo nuk është një vepër e parë”, tha gjykatësi para se të zbulojë dënimin me burg. Weinstein në atë moment mbajti një fytyrë të zbehur dhe nuk reagoi dukshëm. /Telegrafi/