Asnjë lojtar i Barcelonës nuk mund të arsyetohet pas humbjes poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Klubi katalanas pësoi një nga humbjet më të mëdha në histori të klubit.
Nuk ka vend fshehjeje për asnjë lojtar, ndërsa ishte sulmuesi 33-vjeçar, Luis Suarez a që shënoi të pakën një gol.
What a goal by Suarez. #UCL #BarçaBayern
pic.twitter.com/XKWx5qRz9j— Football World (@FTTV10) August 14, 2020
Një gol tjetër për Barcelonën e shënoi David Alaba në portën e tij, ku ishin barazuar edhe shifrat.
Goli i Suarez ishte i shkëlqyer, apo e vetmja pikë pozitive e Barcelonës në këtë ndeshje.
Por ka një statistikë për sulmuesin që e tregon harta e nxehtësisë e që është poshtëruese me të vërtetë.
At first I thought this was a joke… it’s not.
This is Luis Suarez heat map for the Bayern game.
He touched the ball 24 times, of which 9 (NINE) were exactly in the middle of the field. 1 to kick off the game and 8 to restart the game after a Bayern goal.
Unbelievable… pic.twitter.com/VEM3OIPMgk
— Der Kaiser™️ (@DerKaiserBM) August 15, 2020
Nuk është edhe i gjithë faji i Suarez, por sulmuesi bëri vetëm 24 pasime gjatë 90 minutave.
Është e pabesueshme, por nëntë prej tyre i bëri për ta rinisur ndeshjen. Një pasim për ta nisur lojën dhe tetë tjerë pas tetë golave të Bayern Munich.
Pas ndeshje lojtari i cili ngriti zërin ishte Gerard Pique u cili kërkoi nga klubi ndryshime rrënjësore, duke ofruar edhe largimin e tij. /Telegrafi/