Telegrafi

Harta interesante: Pse Kosova është aq e varfër!? (Foto)

Ai donte të dinte se çfarë njerëzve u intereson për shtetet e Evropës, prandaj ka përdorur funksionin e përfundimit automatik të fjalive nga Google.

Ai p.sh. ka shkruar fillimin e fjalisë, si: “Why is Kosova so…” (pse Kosova është aq…). Gjatë kërkimit ai ndërronte tërë kohën emrin e shtetit, ndërsa Google ofronte përfundimin automatik të pyetjes, sipas asaj që njerëzit më së shumti kanë shkruar në këtë faqe, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë ai e bëri një hartë me mendimet për gjendjen e vendit. P.sh. njerëzit kanë pyetur se “pse Gjermania është aq e pasur”, apo “pse Franca është aq homoseksuale”. Sipas hulumtimit, del se Suedia është e lumtur, Kroacia e bukur, Shqipëria e varfër, Serbia e varfër, Mali i Zi pa përgjigje, Maqedonia e rëndësishme, Sllovenia e vogël… /Telegrafi/