Telegrafi

Harta e tifozëve të qytetit të Mançesterit mund t’ju habisë: Cili është saktësisht “Klubi i qytetit”?

Në çdo qytet të madh, ku ka dy ose më shumë klube të mëdha futbolli, lind pyetja se kush ka më shumë tifozë dhe është interesante situata në Mançester, ku Man United dhe Man City dominojnë futbollin anglez në periudha të ndryshme.

Pas viteve të pabesueshme të Manchester United dhe 13 titujve që nga koha kur Liga Premier luhej me këtë emër, ka ardhur koha për Manchester Cityn, i cili tani është sundimtari i futbollit anglez me pesë tituj në gjashtë vitet e fundit.

Si në çdo derbi të qytetit, në qytetin e Mançesterit ka shpesh debate nëse qyteti është i lyer me ngjyrën të kaltër të Cityt apo të kuqe të Unitedit.

MEN (Manchester Neës Desk) ka kryer një analizë për të përcaktuar nëse Mançesteri është i lyer me të kaltër apo të kuqe. Rezultatet mund të befasojnë disa pasi, për shkak të historisë së tij më të famshme, Manchester United është një klub shumë më popullor në kontekstin global.

Përgjigja është se skuadra e Man Cityt ka shumë më tepër tifozë në vetë Mançester. Man City është konsideruar gjithmonë një klub qyteti, ndaj pseudonimi i tyre është ‘Qytetarët’.

Shumë pjesë të tjera të Mançesterit mbështesin Man Cityn. Qendra e qytetit të Mançesterit dhe pothuajse e gjithë lindja mbështesin Man Cityn, dhe përveç qendrës së qytetit dhe rajonit, Stockport, Glossop, Oldham dhe Bury janë me ta.

Nga ana tjetër, Man United ka pak më shumë tifozë në perëndim, por edhe në një nga pjesët më të mëdha të rajonit, Salford.

Kur shikojmë kornizën globale, Manchester United ka shumë më shumë tifozë. Një pjesë e madhe e Azisë është e lidhur me këtë klub. /Telegrafi/