Një hartë e vjetër mashtruese është rishfaqur në internet, duke treguar kufijtë e Gjermanisë të rrethuar me 30 termocentrale bërthamore.
Sipas hartës, termocentralet janë të vendosura në fqinjët e Gjermanisë: Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Zvicër, Austri, Republikën Çeke, Poloni dhe Danimarkë.
Bëhet e ditur se harta është shpërndarë nëpër platformat e rrjeteve sociale dhe është titulluar me ‘Si do të duket rrjeti energjetik gjerman në vitet e ardhshme’.
Komentet mbi postimet duket se po ushqejnë idenë se fqinjët e Gjermanisë do të jenë shumë përpara në drejtim të prodhimit të energjisë bërthamore, ndërsa Berlini mbetet pas, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa harta nga Nucleareurope, një shoqatë tregtare me bazë në Bruksel për industrinë e energjisë bërthamore, tregon se ka disa termocentrale të vendosura në fqinjët e Gjermanisë, por ato nuk janë të vendosura në kufijë.
Në fakt, shumë prej vendeve nuk kanë fare central bërthamor.
Sipas shifrave të fundit nga Shoqata Botërore Bërthamore, Franca ka reaktorët bërthamorë më të operueshëm në Evropë, me 56.
Rusia vjen pas me 36, pastaj Ukraina me 15, Britania e Madhe me 9 dhe Spanja me 7.
Disa nga fqinjët e Gjermanisë kanë sigurisht reaktorë bërthamorë të funksionueshëm, si Belgjika dhe Zvicra, por jo aq sa sugjeron harta mashtruese.
Sa i përket vetë Gjermanisë, termocentralet e saj të fundit bërthamore u mbyllën në prill 2023, si pjesë e largimit të saj bërthamor që u miratua në 2011. /Telegrafi/