Është publikuar një hartë e pasurisë së shteteve të kontinentit të Evropës, bazuar në një raport ndërkombëtar të bankës zvicerane ”Credit Suisse”, e cila merret me mbledhjen e vlerës së financave dhe pronës duke i kundërvënë me borxhet e shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, disa të dhëna nuk janë të plota për të gjithë vendet e BE-së. Për disa vende përdoren të dhënat nga hyrje-daljet financiare të amvisërive, e për disa vende tjera përdoren të dhëna në qarkullimin financiar.
Nga ish-shtetet e Jugosllavisë, më e pasur është Sllovenia, pastaj Kroacia, Maqdonia, Serbia.
Si shtete më të pasura të Evropës konsiderohen Islandsa, pastaj Zvicra, Luksemburgu, etj. Më të varfëra janë Ukraina dhe Bjellorusia./Telegrafi/