Sirenat që shfaqen në hartën e lashtë, duket sikur mbajnë në duar nga një ‘pjatë fluturuese’, sikur ato me të cilat i përshkruajnë jashtëtokësorët.
Punimi është bërë më 1572, nga hartografi spanjoll Diego Gutierrez dhe artisti Hieronymus Cock, transmeton Telegrafi.
Konsiderohet si ekzemplari më i madh i ‘hartës së murit’ që e tregon Amerikën, ku për herë të parë përdoret termi ‘Kaliforni’.
“Përshkrimi më i ri dhe i detajuar i Amerikës, apo pjesës së katërt të botës”, është titulluar ky punim, ku shihen kanibalët teksa i pjekin njerëzit për së gjalli.
Së fundmi, po konsiderohet se ka edhe dy sirena që mbajnë objektet fluturuese, duke ngjallur teori konspirative nga ata që merren me aktivitete jashtëtokësore.
Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë shpjegim nga njohësit se çfarë mund të kenë ato në duar, duke e bërë rastin edhe më misterioz. /Telegrafi/