Telegrafi

Harta e Kosovës zgjidhet ‘harta e muajt’ nga Eurostat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në këtë aktivitet e ka prezantuar hartën dhe analizën hapësinore për shtrirjen e vendbanimeve në Republikën e Kosovës, si dhe numrin e udhëtarëve që frekuentojnë Prishtinën si kryeqendër të Kosovës, në raport me distancat rrugore të bazuar në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë 2011, ka bërë të ditur ASK përmes një komunikate për media.

EFGS ka filluar se pari bashkëpunimin ndërmjet Instituteve Kombëtare të Statistikave (NSI) në vendet Nordike në vitin 1998, mbi përdorimin e Sistemeve Informative Gjeografike (GIS) dhe Statistikave. Në EFGS janë 38 vende anëtare ku në mesin e tyre është edhe Republika e Kosovës.

Eurostat dhe EFGS kanë rregullisht konferenca dhe takime vjetore në lidhje me përdorimin e GIS-it në Statistika. Misioni i EFGS-së është që të harmonizojë të dhënat statistikore në GIS në nivel Evropian dhe global të iniciuara dhe të financuara nga Eurostati./Telegrafi/