Site icon Telegrafi

Harta e Albanisë e vitit 1154

Në vitin 1091, pas një lufte të gjatë, normanët e morën Sicilinë nga arabët. Sicilia atëherë ka qenë qendra arsimore dhe tregtare në Evropë ku të krishterët dhe myslimanët, edhe nën sundimin norman, vazhduan të jetonin në një tolerancë relative.

Nën sundimin e mbretit Roxheri i II-të i Sicilisë (1105-1154), vendi vazhdoi të përparonte. Mbreti Roxher, i cili dëshironte ta ruante reputacionin e lartë të Sicilisë për shkencë, e ftoi në pallat dijetarin më të madh të asaj kohe, Muhamed al-Idrisin (1099-1166), që ta shkruante një libër historie dhe ta krijonte hartën e botës. Dhe, Idrisi e bëri këtë punë siç është më së miri.

Ai e krijoi hartën e parë dhe mjaft precize të cilën e quajti Tabula Rogeriana (Harta e Roxherit). Por, gjëja kryesore e kësaj harte është se në te, për herë të parë në histori, paraqitet Shqipëria me emrin Albania ku jepen shënime mjaft interesante për rajonin dhe vendbanimet.

Albania në këtë hartë, në pjesën bregdetare, fillon mbi Tivar e përfundon nën Prevezë. Në pjesën kontinentale ‘kufiri’ shkon te Danubi dhe zgjatet në pjesën lindore matanë Manastirit (në hartë e shënuar Bitola) dhe përfundon në Selanik. (Këtu kufiri nuk është shumë i qartë pasi që përzihet me Maqedoninë).

Siç shihet, në këtë hartë nuk ka as Kosovë e as Serbi, por ka veç Albani. Dhe, nga rajonet që përmenden, vetëm Albania është me të njëjtin emër.

P.S. Kjo hartë Albaninë e shënon si vend që i takon romakëve dhe bizantinëve!

Exit mobile version