Telegrafi

Hart: Më sillni Realin, gati për finale

Portieri Joe Hart është shprehur i kënaqur me barazimin në Etihad Stadium kundër Real Madridit dhe ka thënë se Manchester City që tani është i gatshëm për ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Madrid.

“Nuk jemi të zhgënjyer me rezultatin. Më sillni Realin, ne jemi gati. Kemi ekip të mirë. Ndeshje e madhe javën e ardhshme, shumë e thjeshtë”, ka thënë Joe Hart.

Portieri anglez ishte një nga më të mirët në fushë dhe fal pritjeve të tij City arriti të mbajë portën e paprekur.

Paraqitja e Hart u vlerësua lartë edhe nga Rio Ferdinand, i cili aktualisht është analistë në BT Sport.