Sot ministri i Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov para grupit të deputetëve për politikë të jashtme të CDU-CSU në Bundestagun gjerman mbajti fjalim për suksesin e marrëdhënieve me fqinjët, para se gjithash përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe për rezultatet e reformave dhe pritjet e vendit në drejtim të marrjes së vendimit për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor të këtij viti, njofton AIM.
“Maqedonia e Veriu këtë vit paraqiti rast të shpresës dhe inkurajim për rajonin dhe Evropën. Të mbështetur nga të arriturat sot në Berlin ofrojmë argumente për atë pse është e rëndësishme që miqtë tanë gjermanë të na mbështesin në hapjen e derës së ardhshme të udhëtimit tonë evropian. Kemi bërë mjaft, por na pret edhe shumë punë që të arrijmë deri te qëllimi i dëshiruar, realitetin e ri evropian, përmes reformave të plota dhe transformimi fundamental të shoqërisë dhe shtetit”, tha Dimitrov.
Deputeti dhe zëdhënësi i CDU-CSU për politikë të jashtme, Jurgen Hart theksoi se pas hapit të guximshëm në tejkalimin e kontestit me Greqinë, Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO dhe afrimin në drejtim të BE-së.
Dimitrov sot vazhdon takimet me përfaqësuesit e zyrës së kancelarës gjermane Angela Merkel./Telegrafi/