Joe Hart ka lënë Manchester Cityn për tu bashkuar me Torinon në formë huazimi për një vit.
Portieri që ishte i tubuar me Kombëtaren angleze ka preferuar të shkojë te një skuadër pak më e vogël për të luajtur gjatë gjithë kohës.
Hart kishte prishur raportet me Pep Guardiolan i cili nuk e deshi si portieri startues.
Torino fans loving #JoeHart already. pic.twitter.com/vJoZhTfCtF
— Sport360° (@Sport360) August 30, 2016
Në vend të tij ka ardhur Claudio Bravo, ndërsa anglezi ka nënshkruar për shtatë herë kampionët e Italisë.
Ai është pritur ngrohtësisht nga tifozët e Torinos që kanë dal ta presin në rrugë.
Te Torino luan edhe mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti. /Telegrafi/