Site icon Telegrafi

Harry Styles thotë se nuk bën muzikë të mirë kur mundohet shumë

Harry Styles Foto: Mirror

Harry Styles u bë tejet i popullarizuar në pjesëmarrjen e tij në ‘X Factor’.

Pas kësaj, ai së bashku me grupin ‘One Direction’ debutuan në treg me projekte të mrekullueshme muzikore, shkruan Mirror.

Tashmë, pasi po vazhdon karrierën i vetëm, përqendrimi për të bërë këngë të tjera duhet të rritet më shumë.

Andaj, Harry ka treguar se për realizimin e projekteve kërkon shumë punë, por kur mundohet shumë ai nuk bën muzikë të mirë.

“Unë gjithmonë bëjë këngë të këqija kur mundohem në maksimum, ndonjëherë duket shumë e lehtë”. Është shprehur ai.

Tutje Harry shpjegoi: “Mundohem që të shkruaj sikur fans i muzikës. Thjesht nuk di si t’ia bëjë ndryshe”.

Sa i përket jetës personale, për artistin po flitet se ka filluar lidhjen e dashurisë me Olivia Wilde, e cila është nëntë vite më e vjetër se ai. /Telegrafi/

Exit mobile version