Artisti i njohur, Harry Styles, është duke qenë i zënë me xhirimet e filmit të ri.
Ai gjatë ditës së sotme (e premte) është fotografuar në Brighton, derisa ishte shndërruar në karakterin e tij, shkruan Daily Mail.
27-vjeçari ishte i veshur sikur në vitet e 50-ta, ndërsa pranë tij qëndronin ekipa me mjetet e xhirimeve,
Më pas, Harry u fotografua edhe me uniformën e një oficeri, duke u paraqitur sikur në solin e Tom Burgess.
Më herët gjatë po të njëjtës ditë, këngëtari me dashuri puthi Emma Corrin ndërsa filmonte skena të ndryshme për dramën e ardhshme.
Aktorja e Crown dhe ish-pjesëtari i One Direction u rehatuan ndërsa u ulën në një stol jashtë një pavioni në Hove.
Për skenën romantike, dyshja duket se ishin plotësisht të dashuruar me njëri-tjetrin ndërsa ata përkëdheleshin, bënin shaka, putheshin dhe pinin cigare. /Telegrafi/